
Larja e fytyrës duket si hapi më i thjeshtë i rutinës së kujdesit për lëkurën, por gabimet më të vogla mund të kenë ndikim të madh. Zakonet e gabuara mund të shkaktojnë tharje, irritim, puçrra ose zbehje të lëkurës. Më poshtë janë 10 gabime të zakonshme që njerëzit bëjnë gjatë larjes së fytyrës dhe si t’i shmangim ato për një lëkurë më të shëndetshme dhe të ndritshme:
Larja shumë shpesh ose pak – Më shumë se dy herë në ditë than lëkurën dhe shkakton prodhim të tepërt të vajit; larja e pamjaftueshme bllokon poret dhe zbeh lëkurën.
Ujë shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë – Shokon lëkurën; uji i ngrohtë është ideal.
Tharje me peshqir të ashpër – Fërkimi mund të shkaktojë mikroplasaritje; më mirë thaji me butësi me peshqir të pastër dhe të butë.
Përdorimi i pastruesit në mënyrë të gabuar – Masazh i butë për 20–30 sekonda me lëvizje rrethore; gjithmonë me duar të pastra.
Exfoliation i tepërt – Dobëson barrierën e lëkurës, shkakton skuqje dhe ndjeshmëri; mjafton 1–3 herë në javë, me produkte të lehta.
Zgjedhja e formulës së gabuar – Pastruesi i gabuar mund të thajë ose të bllokojë poret; zgjidh sipas tipit të lëkurës (vajore, e thatë, e ndjeshme).
Përdorimi i washcloths të ashpër – Mund të irritojë lëkurën dhe të mbajë baktere; përdor peshqirë mikrofibër të butë dhe laji pas çdo përdorimi.
Mosvendosja e kremit hidratues pas larjes – Pastrimi heq lagështinë; aplikimi i kremit brenda 60 sekondave ruan hidratimin dhe forcon lëkurën.
Mosndjekja e double-cleansing – Pastrimi në dy hapa (vaji pastaj pastruesi me ujë) heq make-up, krem dielli dhe papastërtitë, parandalon puçrrat dhe zbehjen.
Larja e dhëmbëve pas fytyrës – Mund të zhvendosë vajrat natyralë që sapo janë ruajtur me krem hidratues, duke reduktuar efektin e tij.
Këshilla kryesore: larje e moderuar, ujë i ngrohtë, masazh i butë, exfoliation i kontrolluar, hidratim i shpejtë dhe pastrim i dyfishtë kur është i nevojshëm. Ky është sekreti për një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme./K.C/dritare.net