Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Biskota si këto për Pashkë, nuk keni provuar kurrë!

Biskota si këto për Pashkë, nuk keni provuar kurrë!

Me siguri çdo kush e ka një recete te biskotave te pashkëve, por e sigurt që si këto nuk keni provuar kurrë!

Receta

900 gram miell,

300 gramë gjalpë,

200 ml lëng portokalli,

1 lugë kafe baking powder,

1 lugë kafe sodë buke,

1 vanilje,

lëkurën e dy portokajve,

vezë

Përgatitja:Në një enë shtojmë gjalpin, që duhet të jetë në temperaturë ambienti. Shtojmë sheqerin. E përziejmë me spatul së pari. Kur të bashkohet gjalpi me sheqerin, shtojmë pak miell, vaniljen, baking powder, lëngun e portokallit, lëkurën e portokallit, qumështin dhe dy të verdha të vezëve. Pasi të jenë përzier të gjitha masat, në fund shtojmë pjesën e mbetur të miellit. Kur mielli të bashkohet me masën, në fund e punojmë me duar. I bëjmë me forma sipas dëshirës, dhe i pjekim në furrë me 200 gradë./K.C/dritare.net