Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Dhurata Thanasi: Kumbulla e Vlorës, më e mira!

Dhurata Thanasi: Kumbulla e Vlorës, më e mira!

Dhurata Thanasi, e Lugës së Argjendtë po i kalon pushimet verore në Vlorë. Ajo ka ndarë me ne një kultivar karakteristik të vlonjatëve, që e ka shoqëruar Dhuratën këto ditë në plazh. Po, po, po flasim për kumbullën e veçantë të vlonjatëve.

Dhurata Thanasi: Kumbulla e Vlorës, më e mira!

“Kumbulla vlonjate është një kultivar me karakteristika të veçanta. Ky genotip ofron formë vezake dhe përfundon me një “sqep” nga ku bëhet dhe lidhja me bishtin i cili lidhet me degën e pemës. Tipar i veçantë i trupit të kumbullës vlonjate është ngjyra e saj e purpurt në rozë dhe jo e njëtrajtshme, në varësi të rrezeve të diellit që përshkojnë frutin.

Dhurata Thanasi: Kumbulla e Vlorës, më e mira!

Tuli i saj është mishtor, me shije të embël në të athët dhe ngjyrë të verdhë në të gjelbërt. Bërthama e kumbullës ka formë vezake dhe petashuqe me tehe të mprehtë dhe ndahet kollaj nga trupi. Një “kanal” i hollë përshkon së gjati trupin e vlonjates duke e valëzuar relievin e saj dhe duke e bërë më të lehtë “çarjen me dorë” të frutit. Vlonjatët e hanë kumbullën vlonjate kryesisht të “gjallë” si frut tavoline, por "notë”/gjyshet vlonjate e gatuajnë “liko me xhangalle” brenda dhe pak indersha. (Gliko me bajame të papjekura dhe gjethe barbarozë).”, shkruan Dhurata./K.C/dritare.net

Dhurata Thanasi: Kumbulla e Vlorës, më e mira!