
Dieta e Victoria Beckham është kaq e rrallë. Ja çfarë ha stilistja për mëngjes, drekë dhe darkë!
Dritare.net
Si arrin Victoria Beckham të ketë lëkurë të përsosur dhe trup kaq të tonifikuar? Është një pyetje, përgjigjen e së cilës kemi vite që e kërkojmë. Vit pas viti stilistja e famshme duket gjithnjë edhe më e bukur, elegante. Dhe ne mendojmë se ia kemi gjetur sekretin e bukurisë. Dieta e saj e cila përbëhet nga ushqime të shëndetshme, e ekuilibruar që nuk përfshijnë qumësht ose djathë.
Para se të hajë mëngjes, Victoria në vend të çajit dhe kafes preferon dy lugë uthull molle. Pas uthullës së mollës ajo konsumon limon të shtrydhur në ujë të nxehtë. Ndërsa si ushqim ha drithëra, të cilat i shoqëron me një miks përbërësish si mollë, kivi, limon, spinaq, brokoli dhe fara chia.
Për drekë Victoria ha një copë bukë të thekur me avokado të grirë. Ajo konsumon tri-katër avokado në ditë. Peshqit e freskët janë të preferuarit e stilistes, të cilat i konsumon në drekë. Jo përditë, por shumicën e ditëve po. Ajo i adhuron prodhimet e detit.
Ndërsa për darkë, Victoria ha salmon me erëza, të përziera me perime të tjera si: kastravec, avokado, brokoli, bizele të buta etj. Dhe gjellë me perime./K.C/dritare.net

















