Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Fërgesë me speca për mëngjes!

Fërgesë me speca për mëngjes!

Këtë mëngjes, përgatisni recetën, fërgesë me speca. Kjo pjatë është mjaft e shijshme për gjithë familjen, gatuhet lehtë dhe shpejt.

Përbërësit:

· Speca

· 300-400 gram gjizë

· 2 vezë

· Kripë

· Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan skuqim specat të cilat mund t’i ndani në kubikë ose i lëni të plotë.

Ndërkohe në një enë përziejmë gjizën me vezët. Kriposim specat në tigan dhe shtojmë gjizën. I lejmë pak minuta, sa të marrin një valë, rregullojmë kripën dhe e kemi gati.

Shoqërojeni me një sallatë të mirë dhe iku vakti./marrë nga Instagrami eridaskitchen