Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është fërgesë me vezë, domate dhe djathë.
Kjo recetë gatuhet lehtë dhe do të jetë një pjatë e shijshme për gjithë familjen.
Përbërësit:
· 4-5 domate
· 4 veze
· 3-4 feta djathë i bardhë
· Vaj ulliri
· Kripë
· Piper
· Gjalpë
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vaj për skuqje, ku do të shtojmë domatet dhe do t’i lëmë sa të zbuten mirë. Më pas do të hedhim pak kripë, sheqer dhe piper.
Më pas do të shtojmë djathin e grirë, ku do ta lejmë të shkrijë pak dhe më pas vezët e rrahura i shtojmë në dhe i përziejmë gjithë kohën, që mos na bëhet si omëletë por të dalë kremoze. I përziejmë deri sa shihni që veza është bërë mjaftueshëm. Në fund i hedhim pak gjalpë dhe e kemi gati./M.K-dritare.net