Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Gatuaj në Dritare/ Receta perfekte për mëngjeset e fundjavës nga Edlira!

Gatuaj në Dritare/ Receta perfekte për mëngjeset e fundjavës

Edlira Ruzi solli në “Gatuaj në Dritare” recetën e thjeshtë dhe të shpejtë të përgatitjes së pancake, një ushqim që shpesh shoqëron mëngjeset tona të fundjavës. Recetat e Edlirës tani më do tju lënë para ekranit që dita të nisë me aromë të mirë ushqimi dhe fundjava të ketë një zgjidhje.

Gatuaj në Dritare/ Receta perfekte për mëngjeset e fundjavës

Përbërsit

Miell 180 gram

Sheqer 3 lugë

Qumësht 125 ml

2 Vezë

Pluhur pjekës

Pak kripë

Pak sheqer vanilje

Gatuaj në Dritare/ Receta perfekte për mëngjeset e fundjavës

Përgatitja

Fillimisht thyejmë vezët dhe i rrahim bashkë me sheqerin. Më pas i shtojmë qumësht dhe i përziejmë të tre së bashku. Shtojmë sheqer vanilje dhe kripë. Duke e përzier masën, i shtojmë miellin dhe në fund i hedhim edhe pluhurin pjekës. Brumin e përziejmë mirë deri sat ë arrijmë në një masë kremoze. Ndërkohë që tiganin e kemi vendosur të nxehet, e lyejmë sipërfaqen me fare pak gjalpë. Pasi sipërfaqja e tiganit është nxehur, hedhim masën për pancake-ut të parë. Sapo pancake nis të krijojë disa bulza në sipërfaqe është gati për t’u kthyer nga ana tjetër e pjekjes./M.T/dritare.net