
Ja mënyra e duhur për t’i ruajtur produktet, për një kohë të gjatë!
Dritare.net
Ju kërkoni në frigoriferin tuaj ushqime të freskëta, të cilat e keni blerë para një jave, por ajo që gjeni janë produkte të kalbura dhe të prishura. Për fat të mirë ka disa truke që mund t’i bëni ushqimet të jetojnë më gjatë dhe këto do jua tregojë më poshtë dritare.net.
Erëzat e freskëta
Erëzat edhe sikur t’i mbani në frigorifer ato nuk jetojnë gjatë. Ju duhet t’i trajtoni si bimë, duhet t’i mbani në ujë.
Lakra dhe spinaqi
Asnjëherë lakrën mos e mbani në qese plastike, sepse prishet. Gjithmonë vendoseni në frigorifer. Ndërsa spinaqin lajeni pasi ta blini dhe mbajeni në një tas qelqi në frigorifer.
Qepët
Qepët nuk duhet t’i mbani në frigorifer pasi marrin lagështi dhe u japin erë ushqimeve të tjera. Ju duhet t’i mbani në një shportë që të kenë mundësi për ajrosje.
Karotat
Që karotat të mos prishen gjithmonë këputini pjesën e tyre jeshile. Gjithashtu mbajini në frigorifer dhe jo në qese.
Limonët
Që limonët të mos prishen duhen mbajtur në një qese plastike në frigorifer. Në këtë mënyrë, ata do të qëndrojnë të freskët deri në një muaj. Vetëm mos i lini grumbull pasi kanë nevojë për hapësirë që të rrjedhë ajri. Nëse i mbani në temperaturën e dhomës, pas një jave do të prishen./L.F-dritare.net

















