Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja receta për një sallatë verore të lehtë dhe plotë shëndet!

Ja receta për një sallatë verore të lehtë dhe

Një nga perimet më të gatuara në stinën e verës është patëllxhani sepse ai përpunohet lehtë dhe gjithmonë ofron një vakt të shijshëm.

Në këtë artikull do të mësoni një recetë të shijshme të sallatës me patëllxhan për një vakt të bollshëm e shumë të shijshëm.

Meze Verore Me Patëllxhanë
Për përgatitjen e kësaj recete ju nevojiten:

6 patëllxhanë mesatarë

1 filxhan me domate qershi

2 lugë gjelle me majdanoz të freskët e të grirë hollë,

Çerek filxhan çaji me vaj ulliri,

1 lugë gjelle me lëng limoni,

1 lugë çaji meë uthull molle

1 lugë çaji me kripë,

Gjysmë luge çaji me piper të zi

2 thelbinj hudhër.

Ndizeni furrën në 200 °C. Vendosini patëllxhanët e larë në furrë duke i shpuar me pirun në vende të ndryshme.

Lërini të piqen për rreth një orë, ndonëse koha e pjekjes është në varësi të përmasave të patëllxhanëve.

Pasi janë pjekur, lërini të ftohen pak dhe më pas prijini në copa të përmasave mesatare.

Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit, kripën, piperin e zi, hudhrën e grirë hollë, lëngun e limonit dhe uthullën e mollës.

Pasi të jenë përzier mirë me njëri tjetrën salcën hidheni sipër patëllxhanëve.

Në fund, prijini domatet qershi dhe majdanozin grijeni hollë dhe hidhini sipër sallatës së ftohtë me patëllxhanë.

Kjo sallatë e shijshme mund të shoqërohet me një pjatë kos./M.T/dritare.net