Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja si të përgatisni akullore me çokollatë, në shtëpi!

Ja si të përgatisni akullore me çokollatë, në

Keni nguruar të përgatisni akullore në shtëpi duke menduar se është e pamundur pa një makinë të posaçme? Në fakt mund ta realizoni, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë që jua tregon dritare.net, me vetëm katër përbërës.

Përbërësit

- 100 gr çokollatë

- 120 gr sheqer

- 6 kokërr vezë (të verdhat)

- 750 ml qumësht

Përgatitja

1. Fillimisht ziejmë qumështin!

2. Në një tas tresim në banjëmari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hedhim kremin e përftuar në qumështin e mbetur.

3. Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë.

4. Më pas e hollojmë me qumësht çokollatën e shkrirë duke e hedhur ngadalë. E vendosim në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzierë, e lëmë që kremi të trashet por pa arritur të ziejë.

5. E filtrojmë kremin nëpërmjet një kullese, e hedhim në një enë dhe e lëmë të ftohet duke e përzier herë pas here. E vendosim në makinën e akullores dhe e heqim pas 20 minutash.

6. Akullorja është gati. Provojeni dhe na tregoni si ju doli!/K.C/dritare.net