Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Keku me ananas nga Edlira, ideali për të dielën e Bajramit!

Keku me ananas nga Edlira, ideali për të dielën e Bajramit!

Nëse ende nuk e keni bërë ëmbëlsirën për Bajram, dritare.net ju sjell një recetë të shijshme dhe të shpejtë. Jo vetëm për Bajram, por edhe për një të diel pikniku me familjen. Është një kek me ananas, që do t’ju bëjë të lëpini gishtat. Në fakt me recetat që na jep Edlira gjithmonë i lëpijmë gishtat, dhe kjo sot nuk bën përjashtim. Edlira ndau sot me ndjekësit e dritare.net recetën e një keku të thjeshtë me ananas.

Keku me ananas nga Edlira, ideali për të dielën e Bajramit!

Ja receta!

Përbërësit

Disa feta ananas të konservuar, ose ananas i freskët
30 gram gjalpë
100 gram sheqer kaf
280 gram miell
120 gram sheqer i bardhë
3 vezë
fryrës
120 ml lëng nga kutia e ananasit të konservuar.

Përgatitja!
Në një tigan shtojmë gjalpin dhe sheqerin kaf. E trazojmë deri sa të shkrihet sheqeri dhe të jetë formuar karameli. Në një tepsi me letër kuzhine shtojmë sheqerin e karamelizuar dhe e hapim mirë. Pastaj shtojmë fetat e ananasit në të.

Keku me ananas nga Edlira, ideali për të dielën e Bajramit!

Ndërkohë në një tas shtoni 3 kokrra vezë dhe rrihini mirë. Ndërsa i rrihni vezët shtoni sheqerin dhe lëngun e ananasit dhe përziejini mirë. Më pas hidhni dhe miellin dhe fryrësin. Përziejeni përbërjen deri sa të jetë formuar një masë homogjene.
Masën e formuar shtojeni te tepsia me fetat e ananasit dhe sheqerin e karamelizuar.
Pastaj futeni në furrë për 30-35 minuta në 170 gradë. Pasi të jetë pjekur mirë nxirreni nga furra, hiqeni nga tepsia dhe kthejeni përmbys në një pjatë të madhe. Pastaj prijeni në copa dhe shijojeni. Ju bëftë mirë!/K.C/dritare.net

Keku me ananas nga Edlira, ideali për të dielën e Bajramit!