Doni një recetë të thjeshtë me pak përbërës, të cilën mund ta konsumoni gjatë muajit të Ramazanit? Këto petulla do t’ju mbajnë të ngopur dhe do t’ju marrin shumë pak kohë për t’u përgatitur.
Petulla me kunguj
2 kungulleshka
100 gr kos
60 gr miell
2 vezë
Kripë dhe piper
Receta
Lajmë kungujt dhe i pastrojmë. I presim në feta dhe pasi shtojmë pak kripë dhe piper i trazojmë. Në një enë të thellë hedhim vezët dhe kosin dhe trazojmë derisa masa të njëtrajtësohet. Në enë do të shtojmë më pas miellin dhe do vazhdojmë të trazojmë. Më pas, në zjarr mesatar do të vendosim një tigan dhe kur vaji të jetë nxehur do të shtojmë fetat e kungullit, të cilat i kemi kaluar në masën në enë. Kthejmë nga të dyja krahët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe më pas i heqim nga zjarri. Kaq e thjeshtë! Petullat janë gati./K.C/dritare.net