Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

I keni parasysh ata ëmbëlsirat e veçanta që të kënaqin syrin në dyqanet e pastiçerive? Epo Edlira Ruzi, sjell për ne sot një prej këtyre recetave fantastike. Është një ndër ato ëmbëlsira që nuk mund të gatuhet shpesh, ama nëse doni të nderoheni në një drekë me miq e shokë, të jeni të sigurtë se kjo është receta e duhur. Nuk është për ata që janë në një dietë, ama siç sugjeron Edlira, për të marrë sa më pak kalori, shpërndajeni atë me miq.Ndaj e quajtëm ëmbëlsirën e miqve!

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Për brumin, ju duhen:

300 gramë miell

50 gramë kakao

200 gramë sheqer

2 vezë

150 gramë gjalpë

Dhe shumë pak kripë.

Për mbushjen:

80 gramë sheqer

250 gramë gjizë pa kripë

1 vezë

2 lugë gjelle konjak

200 gramë reçel gështenjash.

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Nisim me përgatitjen e brumit. Në një enë hedhim miellin dhe kakaon dhe i trazojmë bashkë. Nuk do ju duhen shumë rrahëset, pasi brumi do të përgatitet me dorë. Shtoni gjalpin copa-copa dhe filloni pa punoni me duar.

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Pasi ta keni punuar për pak minuta, shtoni sheqerin dhe vezët dhe trazojeni sërish masën.

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Punojeni derisa të formohet brumi i plotë. Më pas lëreni të mbuluar me një letër kuzhine në frigorifer për të paktën 30 minutta.

Në një enë hedhim gjizën dhe sheqerin. I trazojmë derisa të dyja produktet të jenë bashkuar mirë me njëra-tjetrën. Shtojmë vezën dhe e rrahim sërish. Më pas shtojmë dy lugë konjak. Mos e neglizhoni, pasi çdo produkt në recetë, sjell shijen e veçantë të kësaj ëmbëlsire fantastike.

Më pas hapim brumin. Na duhet vetëm një petë, por sigurohuni të ndani pak brumë mënjanë, pasi na duhet në fazën e fundit për të dekoruar ëmbëlsirën. E shtrojmë petën që hapëm në një tavë enkas për ëmbëlsira dhe e shpojmë pak me piru.

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Më pas hedhim reçelin e gështenjave, të Mrizit të Zanave.

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Pasi ta kemi përhapur të gjithë masën njëtrajtësisht në të gjithë tavën, shtojmë kremin e përgatitur. Në fund, me brumin që lamë mënjanë krijojmë disa shirita që do t’i vendosim sipër kremit.

Ëmbëlsira e miqve/ Receta fantastike e Edlira Ruzit!

Ëmbëlsira është gati për në furrë. Lëreni në temperaturë prej 180 gradë. Ju bëftë mirë./L.F-dritare.net