Avokado është një frut super i shëndetshëm me përfitime të shumta për trupin tonë, i cili mund të përdoret në shumë receta, si të kripura ashtu edhe të ëmbla. Por është një përbërës ideal për smoothie me vlera ushqyese. Një zgjedhje shumë e mirë për të nisur ditën me një mëngjes shumë të dobishëm për trupin tuaj.
Ne kemi provuar shumë receta me avokado, por ju nuk e dini që mund të bëni një pije të nxehtë për mëngjes.
Pavarësisht se nevojiten ende kërkime të mëtejshme, me provat shkencore të deritanishme, farat e avokados janë të pasura me yndyra të mira, karbohidrate, fibra dhe një sasi të vogël proteinash. Sipas hulumtimeve, fara e avokados mbledh 70% të vetive të dobishme të frutit, kanë antioksidantë dhe vitaminë C, duke mbrojtur kështu sistemin imunitar dhe duke u kujdesur për lëkurën tonë.
Si e përdorim farën e avokados?
Mënyra më e lehtë është ta grijmë, ta bëjmë pluhur dhe ta përdorim në pijet apo smoothiet tona. Procesi nuk është aq i thjeshtë, pasi farat e avokados janë të forta. Që të mund t'i bëjmë pluhur, duhet t'i lëmë të thahen plotësisht në furrë dhe më pas t'i grijmë. Mund t'i grijmë në rende ose në blender. Por ekspertët thonë se nëse farat kalojnë këtë proces humbasin një përqindje të vetive të tyre pasi oksidohen dhe dobësojnë lëndët ushqyese. Nëse duam t'i ruajmë të gjitha vitaminat e saj, mund ta ziejmë vetëm për pak (rreth 5 minuta) derisa të zbutet pak dhe më pas ta presim në copa më të vogla.
Më pas i ziejmë copat edhe për 10 minuta të tjera dhe e kullojmë pijen përpara se ta servirim.
Shija mund të jetë pak e hidhur, por mund t’i shtojmë pak mjaltë apo edhe kanellë, duke i dhënë pijes edhe më shumë fuqi antioksiduese!
Receta
Përbërës për 2 persona
1 fara avokadoje
2 gota ujë
pak mjaltë (opsionale)
pak kanellë (sipas dëshirës)
Procedura
Zieni ujin me farën për rreth 5 minuta derisa të zbutet. Më pas, e heqim nga zjarri dhe me ndihmën e thikës e ndajmë në copa më të vogla. E vendosim sërish në zjarr edhe për 10 minuta dhe e kullojmë përmbajtjen e tenxheres në dy gota. Nëse dëshironi, shtoni mjaltë dhe kanellë./K.C/dritare.net