Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!

Brutal by Flower është unik. Nëse mendon se i ke provuar të gjitha te Flower në Durrës, shko në Tiranë te restoranti i sapohapur dhe do të kuptosh që nuk bëhet fjalë për bijëzën e Flower, por për nënën e shijes.

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!
Brutal by Flower, është një prej restoranteve më elitarë në vend. I vetmi vend ku përmes pjatave mund të shijoni një udhëtim nëpër botë, në disa vende njëkohësisht. Aty ku modernja plotësohet në çdo dimension. Ndërsa zbret tri shkallë, dera hapet për të kërkuar një aromë të re, një arredim krejtësisht unik, mes ngjyrave që përthyhen e që mbeten në memorie shumë gjatë.

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!

Nëse mendon se “detajet bëjnë ndryshimin”, je në vendin e duhur. Brutal by Flower të dhuron gjithçka për të ndjerë magjinë e për të udhëtuar në një tjetër botë. Teksa nis të hedhësh një sy në meny, kupton se zgjedhja nuk do të jetë e lehtë. Shija e krijuar deri në perfeksion nga duart e shef Gentit, do t’ju bëjë të udhëtoni në katër anët e botës. Nga Spanja në Amerikën Latine, nga Greqia në Peru dhe natyrisht pa harruar Francën dhe Italinë.

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!

Brutal by Flower është i tillë si vetë emri. Do të zbuloni një botë tërësisht të re, përmes artit të pjatave të shef Gentit, që krijon receta duke ndërthurur kultura të ndryshme. Nisni të eksploroni përmes syve, shijes, nuhatjes sekretet e recetave që do të donit t’i kishit në shtëpitë tuaja. Nuk ka rëndësi nëse të pëlqen mishi, nëse je vegan apo vegjetarian, në Brutal, je në vendin ideal.

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!

Befasia e parë nuk do të zgjasë shumë sapo tryeza të nisë të mbushet dhe ju mos të keni më mundësi të zgjidhni të preferuarën tuaj, sepse Brutal ka gjithçka që shija juaj ka kërkuar. E kripur, e ëmbël, e athët, pikante, ose të gjitha bashkë, për të ndjerë shijen e vërtetë.

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!

Ndërkohë që zgjidhni pjatat që dëshironi të provoni, ju mund të shikoni se si ata krijohen, pasi kuzhina dhe restoranti janë në një ambient të përbashkët. Çdo gjë është spontane, sepse arti i vërtetë nuk ka rregulla. Nëse mendoni se i keni provuar të gjitha, kaloni një herë nga Brutal!/dritare.net

Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!Një udhëtim përmes shijes, te Brutal by Flower!