Receta e rekomanduar këtë mëngjes është omëletë franceze, e cila gatuhet shumë shpejtë dhe lehtë.
Përbërësit:
· 2 vezë,
· 2 lugë gjelle ujë,
· 1/8 lugë gjelle kripë,
· piper i zi,
· 1 lugë gjelle gjalpë,
· 1/4 gotë djathë,
· 1/4 gotë proshutë
Përgatitja:
Shtoni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një tas të vogël. Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të kombinohen plotësisht me njëri–tjetrin. Copëtoni djathin dhe proshutën dhe shtojini në një tas. Ndërkohë, në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare.
Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omëletës në mënyrë që vezët e pa gatuara të prekin sipërfaqen e nxehtë. Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omëletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes. Ju bëftë mirë!./m.k-DRITARE.NET