Receta e rekomanduar këtë mëngjes është omëletë me gjizë, për një vakt plot me proteina, pasi ndihmon për frenimin e oreksit gjë shumë e rëndësishme kundër shtimit në peshë. Po ashtu proteina është thelbësore për zhvillimin e muskujve.
Përbërësit:
· 2 vezë
· 1 lugë gjelle me qumësht
· Një luge çaji me kripë
· Pak piper të zi,
· Gjysmë lugë gjelle gjalpë
· 1 filxhan çaji me spinaq
· 3 lugë gjelle gjizë
Përgatitja:
Në një pjatë hidhni vezët, qumështin, kripën dhe piperin. Të gjitha rrihini fort deri sa të krijohet një masë, më pas në një tigan hidhni gjalpin. Kur gjalpi të jetë shkrirë plotësisht, hidhni spinaqin dhe përziejeni për disa minuta. Më pas hidhni vezët dhe rrotullojeni tiganin në mënyrë që vezët të përhapen në të gjithë bazën e tij. Gatuajeni omëletën deri sa pjesët anësore të saj të jenë plotësisht të bëra ndërsa qendra e saj të jetë e njomë. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net