Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Pancakes me shegë për mëngjes!

Pancakes me shegë për mëngjes!

Receta e rekomanduar këtë mëngjes është pancakes me shegë. Kjo pjatë është mjaft e shijshme dhe e shëndetshme për gjithë familjen.

Përbërësit:

· Miell

· Sheqer

· Sodë buke

· Kripë

· Vezë

· Vanilje

· Kos

· Shegë

Përgatitja:

Në një enë hidhni miell, sheqer, sodë buke dhe kripë. Më pas shtoni kosin dhe ngadalë miksojeni me kokrrat e shegës, si dhe vazhdoni ta trazoni deri sa të bëhet një masë e tërë. Nga ana tjetër, rrihni vezën me vanilje në një tas tjetër dhe shtoni përzierjen e miellit me kos. Miksojini bashkë deri sa të bëhet një masë e kombinuar. Në një tigan hidhini pak vaj, 2 lugë gjelle nga masa e pancakes dhe gatuajeni deri sa ngjyra të bëhet si e artë.

Shërbejeni me kos të ftohtë dhe shtoni kokrra shege. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net