Receta e rekomanduar për mëngjes sot është patate me djathë në furë dhe vezë. Kjo recetë gatuhet lehtë dhe shpejt si dhe është plot me vlera ushqyese, por edhe do të preferohet nga e gjithë familja.
Përbërësit:
· 8 vezë
· 1/2 filxhan qumësht
· 9-10 salçiçe
· 20 patate të ëmbla
· 7 copa djathë të butë
· Kripë
· Piper
Përgatitja:
Fillimisht ndizni furën në temperaturë 350 gradë dhe më pas grijini patatet dhe salçiçet. Më pas të gjithë përbërësit hidhini në një tas të madh dhe përzieni mirë. Perimet dhe djathin hidheni në tavë, ku do të shtoni djathin dhe vezët. Futeni për pjekje dhe lëreni në sobë për rreth 35 minuta. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net