Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Petulla me banane për mëngjes!

Petulla me banane për mëngjes!

Receta për këtë mëngjes janë petulla të ëmbla me banane. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe do të jetë mjaft e shijshme për gjithë familjen.

Përbërësit:

1 banane

2 vezë

vaj ose gjalpë

Përgatitja:

Fillimisht në një tas rrihni dy vezë dhe më pas me një pirun, shtypni bananen. Përzieni bashkë bananen me vezët derisa të jetë krijuar një masë homogjene.

Më pas në një tigan hidhni vaj për nxehje në mënyrë që petullat të mos ngjiten. Nga ana tjetër me anë të një garuzhde, merrni pak nga masa e përgatitur dhe hidheni në tigan me ngadalë. Pasi të skuqet nga njëra anë, kthejeni me kujdes me një spatul të hollë dhe përsëriteni sërish me pjesën tjetër të masës.

Shoqërojini me mjaltë, reçel ose fruta të freskëta. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net