Petulla me kos për mëngjes, që nuk thithin asnjë pikë vaj!
E Mërkurë 3 Prill 2024, 08:08
Dritare.net
Receta e rekomanduar për këtë mëngjes janë petulla me kos, të cilat mund t’i përdorni edhe për syfyr në këtë muaj Ramazani.
Përbërësit:
500 gr miell
1 vezë
1 gotë kos
1 lk sodë bukë
2 lk kafe kripë
Vaj
Përgatitja:
Në një ene bëjmë bashkë përbërësit, i përziemë mire me dorë dhe më pas brumin e punojmë dhe në tavolinë. Nuk ka nevojë ta punoni shumë, mjafton sa të bëhet kompakt si i byrekut, jo shume i fortë por as tepër i butë. Petullat me sodë nuk kanë nevojë të qëndrojnë, i skuqim direkt. Kështu hapim brumin petë të madhe me trashësi 4-5 cm, e ndajmë me thikën e picës në katrore dhe i skuqim në vaj në temperaturë mesatare.
I shijojmë me djathë, reçel, mjaltë apo çfarë të dëshironi ju. Ju bëftë mirë!/Marrë nga Instagrami i Eridaskitchen