Kjo recetë është mjaft e thjeshtë por shumë e shijshme për gjithë familjen. Për këtë mund të përdorni lakra jeshile, pasi janë fare të thjeshta dhe shumë të shijshme.
Përbërësit:
· Miell gruri dhe pak misri
· Pak djathë të bardhë
· Lakra të ndryshme (spinaq, lëpetë, lulëkuqe, qepë të njoma etj)
· Vezë
· Kripë, piper
· Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastroni mirë të gjitha lakrat dhe pritini në copëtojini të vogla. Në një enë të madhe përziejini me dy llojet e miellit, dhe gjithë përbërësit e tjerë.
Punojini mirë në mënyrë që lakrat të ulin volumin. Më pas shtoni vaj në një tigan dhe piqeni masën. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net