Receta e rekomanduar këtë mëngjes janë petulla petulla të kuqe me panxhar. Kjo pjatë është mjaft e shijshme dhe e shëndetshme për gjithë familjen.
Përbërësit:
· 1 panxhar i zierë
· 1 gotë qumësht
· 1 vezë
· 1 lugë gjelle
· ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
· 2 lugë gjelle shurup panje
· 1 gotë miell
· 1 lugë gjelle pluhur pjekës
· ¼ lugë çaji me kripë
Përgatitja:
Në një blender bëni pure panxharin me qumështin. Shtoni më pas vezën, gjalpin, vaniljen dhe shurupin. Më pas hidhni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën dhe përziejini deri sa masa e petullave të jetë gati. Me anë të një garuzhde hidhni pak nga masa në tigan dhe e lini të gatuhet për 2 minuta. Shërbejeni menjëherë me disa mjedra sipër ose shurup panje sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net