Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Petulla me vanilje për mëngjes!

Petulla me vanilje për mëngjes!

Receta e rekomanduar për sot janë petulla që të shuajnë nepsin për të ëmbla në mëngjes.

Përbërësit:

· 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë

· 3 filxhanë çaji miell

· 2 lugë e gjysmë çaji pluhur pjekës

· Një majë luge çaji sodë buke

· 1 lugë e gjysmë çaji kripë

· Gjysmë filxhani çaji sheqer kaf

· Gjysmë filxhani çaji sheqer të bardhë

· Vaj

· 1 vezë dhe 3 të verdha

· Treçerek filxhan çaji me krem qumështi

· Për Kremin e Vaniljes

· 2 filxhanë çaji sheqer pluhur

· 1 lugë gjelle vanilje pluhur

· Çerek filxhan çaji ujë të nxehtë

Përgatitja:

Fillimisht shkrini gjalpin dhe më pas në një enë shtoni 3 filxhanë e gjysmë miell, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Përbërësit përziheni mirë dhe më pas hidhni gjalpin, sheqerin kaf, sheqerin e bardhë dhe vaniljen pluhur, derisa të krijohet masë kremoze.

Më pas shtoni vezën e plotë dhe tre të verdhat, kremin e qumështit dhe lërini deri sa të shkrihen. Më pas duhet të hidhni të gjithë përbërësit e tjerë të thatë dhe punojeni brumin deri sa të jetë gati. Brumin lëreni në frigorifer për të paktën një orë dhe më pas ndajeni në copa të vogla për petulla për mbushjen me kremin dhe vaniljen.

Pasi të jetë ngrohur vaji, skuqini petullat. Secilën prej petullave duhet ta ngjyeni në masën e vaniljes. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net