Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Petulla të mbushura me djathë për mëngjes!

Petulla të mbushura me djathë për mëngjes!

Receta e mëngjesit për sot janë petulla të mbushura me djathë dhe ullinj.

Receta:

· 1 kg miell

· 3 vezë

· 50 gr sodë buke

· 50 gr kripë

· 3 gota kos

· Djathë

· Ullinj të zinj


Përgatitja:

Në një enë tundim vezët me sodën e bukës dhe më pas shtojmë kripën e kosin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier vazhdimisht. Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta dhe më pas e hollojmë me dorë.

E hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht. E presim në copa. Në një enë shtypim pak djathë, marrim ullinj të zinj, u heqim bërthamat dhe i shtojmë tek djathi. Mbi gjysmën e copave vëmë pak nga masa me djathë dhe ullinj. I shtypim anët me pirun që të mos dalë djathi dhe i skuqim.Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net