Qofte me perime dhe djathë për mëngjes. Gatuhen për 10 minuta!
Dritare.net
Qoftet nuk duhet të mungojnë thuajse kurrë në vaktet tuaja, pasi është një recetë ideale për ta nisur ditën si duhet. Ne ju sugjerojmë qoftet me perime, pasi nuk marrin shumë kohë është një recetë e shkëlqyer për të gjithë familjen.
Përbërësit:
Kunguj,
miell,
2 vezë,
erëza (kripë, rigon, majdanoz)
djathë.
Përgatitja:
Grijini kungujt sa më imët, më pas shtoni të gjitha produktet e tjera. Kini kujdes pasi masa nuk duhet të jetë shumë e butë. Në rast se del e tillë hidhni sërish pak miell. Në një tigan me shumë vaj, hidhini pak nga pak nga masa e përgatitur, me ndihmën e një luge. Kujdes mos i bëni shumë të mëdha, pasi ka mundësi që brenda të mos skuqen mirë. Si fillim vajin duhet ta nxehni shumë, ndërsa më pas skuqini në zjarr të ulët. Për pak minuta janë gati./M.K-dritare.net