
Receta e Dhuratës/ Për një darkë të shpejtë, oriz me verë Kallmeti
Dritare.net
Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një recetë të veçantë orizi. Për të gjithë ju që e adhuroni orizin, pa dyshim që do ta shijoni shumë këtë recetë që ju sjellim. Oriz me verë Kallmeti.
Ja receta e Dhuratës!
• Oriz (kultivar Reçi) me verë Kallmet
Për 4 persona:
Lëng mishi ose perimesh 750 ml
1 degë trumzë e freskët
gjalpë 80- 100 g
1 kokërr mesatare qepë e copëtuar imët 1
1 thelb Hudhër e prerë imët
oriz 300 gr
verë e kuqe Kallmet 500 ml
50 g djath i butë ose Mishavinë nga Malësia e Madhe
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin në një tigan me fund të trashë dhe skuqim me një lugë vaj ulliri qepën dhe hudhrën, duke i lënë të zbuten. Shtojmë trumzën, pastaj shtojmë orizin dhe ulim nxehtësinë në minimum. Shtojmë pak kripë dhe e përziejmë mirë. Shtojmë gjysmën e verës së kuqe në oriz, duke rritur nxehtësinë. Vazhdojmë të trazojmë derisa të përthithet plotësisht vera. Shtojmë gjysmën e lëngut të mishit dhe gatuajmë mbi nxehtësi të lartë, duke e trazuar vazhdimisht. Kur lëngu të jetë përthithur, shtojmë verën e mbetur. Së fundmi shtojmë gjithë lëngun e mbetur dhe gatuajmë orizin. Shtojmë më shumë ujë nëse është e nevojshme, pasi çdo lloj orizi thith sasi të ndryshme të lëngu.
Pasi orizi është zier, por ka akoma pak lëng të trashë e largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë djathin e shkrirë dhe një lugë gjalpë të saponxjerrë nga frigoriferi. E trazojmë duke tundur tenxheren që të krijojmë efekrin valë-valë dhe e ndajmë orizin nëpër pjata. Orizi duhet të jetë thuajse kremoz dhe jo i thatë. Aromatizoheni me djathë të freskët dhe pak vaj ulliri dhe trumëz të freskët.”/K.C/dritare.net

















