Receta e fundjavës/ Puding me kos dhe shije raffaello për mëngjes!
E Shtunë 6 Prill 2024, 08:08
Dritare.net
Receta e rekomanduar për ditën e sotme është puding me kos ose me shije raffaello, sepse atë të kujton kur e provon.
Përbërësit:
· 700 ml qumësht
· 2,5 lugë niseshte
· 5-6 lugë sheqer
· 5-6 lugë kokos
· 2 bustina sheqer vanilje (20 gr)
· lajthi për dekor
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim përbërësit: qumësht, nisheste, sheqer, vanilje dhe kos. Të gjithë përbërësit i lini në zjarr mesatar deri sa të trashet pudingu si në video.
Ndajeni në gota, sipër i hidhni sërish pak kos dhe lajthi. Shoqërojeni me një raffallo. Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net