Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e mëngjesit, patate me vezë!

Receta e mëngjesit, patate me vezë!

Vezët janë një meze ideale për mëngjes, paradrekë, darkë, madje edhe drekë. Këtë mëngjes gatuani patate me vezë.

Përbërësit:

· 6 patate

· 30 ml vaj ulliri

· 1 lugë rigon i ëmbël i tharë

· 6 vezë

· 150 gr. kos

· 100 ml qumësht i plotë

· 100 gr. grayere,

· kripe e grire, piper i zi

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 175°C. Vendosim patatet në një tavë, i spërkasim me vaj ulliri, rigon, kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak ujë duke e hedhur në njërën skaj të tavës (jo mbi patatet) dhe i pjekim për 45 minuta. Në një enë rrihni vezët, kosin, qumështin dhe shtoni pak piper. Masën e derdhim mbi patatet, shtojmë djathin e grirë dhe i pjekim edhe për 15 minuta ose derisa patatet të jenë zbutur mirë dhe masa e vezëve të jetë e fortë dhe e artë.

Shërbejeni menjëherë./M.K-dritare.net