Receta e rekomanduar për sot është tavë me perime të pjekura dhe vezë. Kjo pjatë do të shijohet nga të gjithë dhe gatuhet lehtë, si dhe përmban mjaft vlera ushqyese.
Përbërësit:
· 4 kërpudha
· 8 domate
· 1 karafil hudhër
· 2 lugë vaj ulliri
· 200 gr spinaq
· 4 vezë
Përgatitja:
Fillimisht ndizni furrën në 200 gradë C dhe më pas vendosni kërpudhat dhe domatet në një tavë. Mbi to shtoni hudhrën, hidhni pak vaj dhe disa erëza dhe piqini për 10 minuta. Ndërkohë, vendosni spinaqin në një tenxhere të ziejë dhe pasi ta hiqni shtojeni atë në tavë.
Bëni pak hapësirë mes perimeve dhe hidhni vezët të piqen. Kthejeni tavën në furrë dhe gatuajini për 8-10 minuta. Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net