Nëse nuk keni një ide çfarë të gatuani për drekë, Edlira Ruzi ju ka sjellë një recetë të veçantë, për një shije ndryshe këtë të premte.
Receta me midhje është italiane dhe quhet “Tiella alla barese”, por me produkte shqiptare, të cilat i kanë dhënë shijen e duhur tavës.
Receta për 4 persona:
- 5 patate mesatare
- 500 gr midhje (pesha kur janë të pastruara)
- 300 gr oriz
- 250 gr pomodorini
- 120 gr djathë kackavall i grirë nga Mrizi i Zanave
- Majdanoz
- 1 koker qepë
- Ca thelpinj hudhra
- Kripe dhe vaj ulliri
Përgatitja:
Receta është mirë të gatuhet në tavë balte. Pasi vendosen produktet shtresa-shtresa, duke i alternuar me hedhjen e vajit e djathit të grire, në fund shtojme 1 gotë ujë ku kemi tretur dhe kripën e më pas dora përfundimtare me djathë të grirë.
20 minutat e para, mbulohet me letër alumini dhe vihet në furrë me temperaturë 200 gradë, me pas hiqet letra dhe lihet për 30-40 mininuta të tjera me 180 gradë. Ju bëftë mirë!/K.C/dritare.net