
Nëse përmendim festat e fundvitit, menjëherë në mendje na vjen gjeli i detit. Një gatim i cili nuk duhet të mungojë asnjëherë në raste të tilla. Ekzistojnë një shumëllojshmëri recetash për përgatitjen e tij shpesh edhe me oriz, recetë që nuk do t’ju zhgënjejë.
Përbërësit për recetën e Gjelit të Detit:
6/7 kg gjel deti
Një kupë oriz
Një qepë e grirë
3/4 kupë selino të prerë
Dy kërpudha të freskëta në feta të holla
Një mollë jeshile
Katër hudhra të grira
1/2 kupë arra
6 kajsi të thara te prera në katërsh
1/2 kupë stafidhe
1/2 kupë majdanoz i freskët
Kripë
Pipër
Lëngu i mishit:
6 kupa lëng pule
2 karota të mëdha në copëza
2 qepë prerë trashë
2 kërcej selino
Qafa, krahët e gjelit
1/3 kupë miell i përzier me ujë
1 lugë të madhe rozmarinë të freskët të prerë
2 lugë të vogla nenexhik
Kripë
Piper
Përgatitja e mbushjes së gjelit të detit
Zieni një gotë e gjysmë kupa ujë me kripë. Pastaj hidhni orizin, ziejeni pak dhe kullojeni. Vendoseni në një tas të madh. Zieni një lugë të madhe lëng me qepën dhe shtoni më pas kërpudhat dhe selinon. Gatuani për 2 ose 3 minuta.
Përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe hidhini kripë dhe piperin. Gjithmonë mbusheni menjëherë përpara pjekjes.
Përgatitja e Gjelit të detit
Shpëlani dhe thani gjelin. Ndizni furrën në 180 gradë C. Mbusheni gjelin me masën e përgatitur. Lyeni gjelin me pak kripë, piper. Vendoseni në furrë me gjoksin poshtë. Vendosni në tepsi një kupë lëng. Kontrollojeni derisa te bindeni që është pjekur.
Lëngu i Gjel detit
Zieni të gjithë përbërësit pa miellin, nenexhikun, rozmarinën, kripën dhe piperin përreth një orë në temperaturë mesatare. Shtoni rozmarinën dhe gatuajeni për 20 minuta. Spërkateni me nenexhik, kripë dhe piper./A.Q-dritare.net

















