
Receta/ Muffins me vezë dhe perime, ideale për një mëngjes të shëndetshëm!
Dritare.net

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes është muffins me vezë dhe brokoli. Kjo recetë përgatitet lehtë dhe përmban tepër vlera ushqyese, pasi përbërës kryesor ka perimet e freskëta.
Përbërësit:
· 1 lugë gjelle vaj
· 150 gr brokoli të grirë hollë
· 1 spec i kuq, i grirë hollë
· 2 qepë të vogla, të prera në feta
· 6 vezë të mëdha
· 1 lugë gjelle qumësht
· 1 lugë kafe piper i kuq
· 50 gr djathë cheddar
Përgatitja:
Fillimisht ndizni furën në temperaturën 200 gradë. Më pas grijini perimet si brokoli, specin dhe qepët dhe hidhni për skuqje në një tigan me vaj. Lërini të skuqen për 5 minuta dhe lyrni më pas të ftohen.
Nga ana tjetër, rrihni vezët me qumështin, piperin e kuq dhe gjysmën e djathit në një enë. Pas kësaj shtoni perimet dhe të gjithë masën hidheni në vrimat e muffins dhe shtoni djathin. Piqni për 15-17 minuta./M.K-dritare.net

















