Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është omëletë greke me djathë dhie dhe shparguj. Kjo recetë gatuhet lehtë dhe do të jetë një pjatë e shijshme për gjithë familjen.
Përbërësit:
· 2 lugë vaj ulliri
· 6 shparguj
· ½ spec i kuq
· ½ filxhan domate qershi
· ½ filxhan spinaq
· ½ lugë çaji hudhër
· ½ lugë çaji rigon
· ½ lugë çaji borzilok
· kripë
· 2 lugë gjelle gjalpë
· 6 vezë
· ¼ filxhan qumësht
· ½ filxhan djathë dhie
· ¼ filxhan djathë cheddar
Përgatitja:
Fillimisht gatuajini shpargujt dhe specin e kuq në një tigan derisa perimet të zbuten për rreth 3 minuta. Më pas shtoni domatet, spinaqin, hudhrën, rigonin, borzilokun dhe kripën dhe lërini të ziejnë për rreth 5 minuta të tjera.
Në një tigan tjetër shkrini gjalpin, dhe shtoni vezët me gjumështin. Më pas do të shtoni perimet dhe lërini deri sa omëleta të jetë mpiksur pak. Hidhni përzierjen e shpargujve të gatuar me një lugë në njërën anë të omëletës dhe spërkatni me djathë dhie dhe cheddar. Lëreni mbi sobë deri sa të jetë shkrirë djathi cheddar./M.K-dritare.net