
Receta/ Vezë me gjizë, e shpejtë dhe plot shije!
E Shtunë 23 Shtator 2023, 08:08
Dritare.net

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është vezë me gjizë, tigania e shijshme si nga duart e nënave.
Kjo pjatë ka qenë traditë e mëngjeseve në çdo tryezë shqiptare, si dhe ka plot vlera ushqyese duke i ofruar trupit forcë dhe energji përgjatë gjithë ditës.
Përbërësit:
· 4 kokrra vezë
· Vaj ulliri ose gjalpë
· 5-6 lugë gjizë Kripë
· Piper
Përgatitja:
Si fillim rrahim vezët dhe më pas në një tigan hedhim vaj ose gjalpë dhe e lëmë të nxehet pak. Më pas shtojmë gjizën, ku do të shtojmë edhe vezët. Mos harroni të shtoni kripë dhe piper, si dhe e lëmë masën të skuqet pak dhe më pas e servirim në pjata./M.K-dritare.net

















