Sallata e verës, pjata që nuk duhet ta ndani nga menyja juaj!
E Premte 23 Korrik 2021, 16:04
Dritare.net
Sallata me domate dhe avokado do t’ju habisë. Përgatitet mjaft thjeshtë dhe ka një shije të freskët. Mbi të gjitha shumë e shëndetshme. Është gatim që kombinohet me çdo produkt tjetër, dhe sidomos në këtë periudhë nuk duhet t’i mungojë tryezës suaj.
Përbërësit për katër persona
4 Domate
1-2 avokado të mëdha
1 kastravec i madh
½ Qepë e kuqe
Salca
½ verë të kuqe
½ vaj ulliri
1 lugë lëng limoni i freskët
1 lugë hudhër e grirë
1 lugë mustard
½ e lugës me rigon
Të gjithë gjithë ingredientët e mësipërm i përziejmë bashkë dhe më pas shtojmë salcën dhe i përziejmë edhe njëherë. Kjo recetë ka 244 kalori dhe përgatitet për 15 minuta. Ju bëftë mirë./L.F-dritare.net