Kjo pjatë gatuhet shpejt dhe ka një shije të mrekullueshme. Është mirë të përdorni një tigan që nuk ngjit për gatim.
Përbërësit:
· Bukë e bardhë 2 feta
· 2 vezë
· Salmon
· 1 domate
· djathë i përpunuar 3 feta
· Vaj
Përgatitja:
Thyejeni dhe përzieni vezët tërësisht në një tas të thellë. Ngrohni vajin në një tigan dhe derdhni vezët. Pastaj kur vezët e fërguara nuk janë ende gati, vendosni 2 feta bukë pranë njëra-tjetrës. Duhet të ketë një hapësirë prej 2-3 cm midis fetave. Vezët do të skuqen edhe për nja dy minuta, më pas me dy spatula i kthejmë copat e bukës, i skuqim nga ana tjetër, duke i vendosur sipër 2 feta djathë. Shtoni peshkun e prerë hollë. Sipër vendosni një fetë tjetër djathë dhe mbi të një domate të prerë në feta. E palosim sanduiçin në mënyrë që të ketë bukë nga jashtë dhe brenda një shtresë vezë të fërguara me të gjithë përbërësit. Skuqini nga të dyja anët, hiqeni nga tigani dhe lëreni të ftohet pak. Ju bëftë mirë./M.K-dritare.net