Sot në Dritare.net do ju tregojmë si të gatuani qofte, me perimet e stinës. Ka një mijë ide, si ta gatuani kungullin në mënyra të ndryshme, dhe kjo është një ndër to. Nuk merr kohë, do pak produkte, dhe është një vakt i shkëlqyer për të gjithë familjen.
Çfarë ju duhet?
Kunguj, miell, 2 vezë, erëza (kripë, rigon, majdanoz). Sipas dëshirës mund t’i hidhni edhe djathë.
Grijini kungujt sa më imët, më pas shtoni të gjitha produktet e tjera. Kini kujdes pasi masa nuk duhet të jetë shumë e butë. Në rast se del e tillë hidhni sërish pak miell. Në një tigan me shumë vaj, hidhini pak nga pak nga masa e përgatitur, me ndihmën e një luge. Kujdes mos i bëni shumë të mëdha, pasi ka mundësi që brenda të mos skuqen mirë. Si fillim vajin duhet ta nxehni shumë, ndërsa më pas skuqini në zjarr të ulët. Për pak minuta janë gati./K.C/ dritare.net