Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Sot Arefeja! Ja receta më e mirë e hallvës!

Sot Arefeja! Ja receta më e mirë e hallvës!

Nata e Arafatit ose Arefeja është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe[1], një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve. Në darkën e Arafatit, besimtarët myslimanë bëjnë hallvë në shtëpi, për të kujtuar kështu edhe të laarguarit nga kjo botë. Hallva duhet ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më.

Sot Arefeja! Ja receta më e mirë e hallvës!

Më poshtë ne ju sjellim recetën si ta përgatisni:

Përbërësit:

1 gotë miell

gjysmë gote sheqer

700 ml ujë të nxehtë

një grusht arra

2 luge gjalpë

Përgatitja:

Në një enë që nuk ngjit, shkrini gjalpin dhe hidhni në të miellin. Skuqeni derisa mielli të marrë ngjyrë karamele. Pastaj, shtoni sheqerin dhe përzieni mirë masën. Në fund shtoni ujin derisa të përfitoni një brumë homogjen dhe pa kokrriza.

Shtoni arrat e grira trashë dhe vazhdoni përziejeni derisa brumi të shkëputet totalisht nga anët e enës, duke u bërë në formë topi. Me ndihmën e lugës së njomur me ujë, krijoni forma me hallvën. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta konsumoni. Ju bëftë mirë!/K.C/dritare.net