Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Sugjerimi i Edlira Ruzit për këtë fundjavë: Arapash me krahë pule!

Sugjerimi i Edlira Ruzit për këtë fundjavë: Arapash me

Edira Ruzit, mikesha e Dritare.net, e cila gjithmonë gatuan për ndjekësit tanë receta unike, për këtë fundjavë ka këtë sugjerim: Arapash me krahë pule.

Nëse në drekën e së shtunës apo të dielës, preferoni të kaloni në shtëpi, po gjithsesi nuk dëshironi që gjithë ditën t’ia kushtoni gatimit, kjo është receta ideale. E shijshme, e thjeshtë, me pak përbërës, ja receta nga Edlira Ruzi:

Vendosim tenxheren në zjarr me rreth 1 litër ujë, kripë dhe vaj ulliri. Kur uji nxehet, fillojmë dhe hedhim miellin e misrit ngadalë dhe duke e trazuar vazhdimisht. Mos prisni që uji të vlojë sepse përndryshe do të krijoheshin toptha. E lëmë të vlojë, në zjarr të ulët, gjithnjë duke e trazuar, deri sa të trashet.

Sugjerimi i Edlira Ruzit për këtë fundjavë: Arapash me

Në këtë pikë, e heqim nga zjarri dhe i hedhim copa djathi të butë si psh mozzarella Zott, si dhe pak Grana Padano. Sasia e djathit varet nga shijet tuaja. Unë, e teproj pak sepse me pëlqejnë shumë.

Sugjerimi i Edlira Ruzit për këtë fundjavë: Arapash me

Të gjithë këtë masë e transferojmë (mundësisht) në një tavë balte. Përpara se sa ta fusim në furre, i hedhim sipër pak Grana Padano ose një tjeter lloj djathi të fortë të stazhionuar që mund t’iu gjendet, si edhe pak gjalpë. E lëmë në furrë deri sa të krijojë një cipë kërce sipër, e të marrë një ngjyrë të bukur, të artë.

Sugjerimi i Edlira Ruzit për këtë fundjavë: Arapash me

Kjo pastaj mund të shoqërohet me shumë pjata të tjera, por kësaj radhe në familjen time preferuam krahët e pulës të marinuara nga Perutnina Ptuj. Arsyeja e parë është shija e tyre.

Sugjerimi i Edlira Ruzit për këtë fundjavë: Arapash me

Kur ta provoni do të më jepni të drejtë. Ndërsa arsyeja e dytë është se bëhen shumë kollaj, mjafton t’i spërkasni me pak vaj ulliri e t’i fusni në furrë. Le të themi dhe një arsye të tretë (bonus) janë produkte të certifikuara hallall, të prodhuara në Slloveni.

Përbërësit:

1 litër ujë

200 gr miell misri (nga ai i gatshmi për polenta)

2-3 lugë vaj ulliri,

Kripë

200 gr Mozzarella Zott

50 gr gjalpë Bayernland

Grana Padano Modena 100 gr

1 pako krahë pule të marinuar Perutnina./dritare.net