Receta e rekomanduar këtë mëngjes është tavë me vezë dhe salçiçe. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme për gjithë familjen.
Përbërësit:
· 1 kg sallam derri
· 6 vezë
· 2 gota qumësht
· 1 lugë çaji kripë
· 1 lugë çaji mustardë
· 6 feta bukë të bardhë
· 1 filxhan djathë çedar
Përgatitja:
Në një tigan hidhni salçiçet për skuqje, ndërsa në një tas shtoni vezët, qumështin, kripën dhe mustardën. Shtoni kubet e bukës, djathë dhe sallam.
Hidheni në tavë për pjekje dhe lëreni të ftohet për 8 orë. Hiqeni nga frigoriferi 30 minuta para pjekjes.
Piqeni në 350 °C për 40 minuta. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net