Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Vezë me domate për mëngjes!

Vezë me domate për mëngjes!

Kjo recetë do të jetë një vakt mjaft i shijshëm dhe i lehtë për t’u përgatitur në ditët kur ju nuk keni mjaftueshëm kohë. Receta e vezës me domate, edhe pse një vakt i lehtë në përgatitje, ofron shumë proteina dhe vitamina.

Përbërësit

· 2 domate

· 1 qepë

· 1thelpi hudhër

· 3vezë

· 1lç uthull molle

· 1lç salcë soje

· Kripë dhe piper

Përgatitja:

Pritini në copa të mëdha domatet dhe në fund piqini në furrë. Në një enë bashkoni tre vezë, një lugë çaji uthull molle, kripë dhe piper. Rrihini përbërësit derisa të krijohet masë. Shtoni në tigan pak vaj dhe kur të nxehet kaloni aty përzierjen. Kur masa të mpikset hidheni atë në një pjatë. Shtoni pak më shumë vaj në tigan dhe hidhni hudhrën e prerë imët dhe skuqeni për 30 sekonda.

Shtoni domatet dhe përziejini derisa të zbuten. Pas 3 minutash kaloni në tigan vezët duke i përzier vazhdimisht. Shtoni 1 lugë çaji salcë soje dhe pjesën e qepës së prerë. Kur të jetë skuqur hiqeni nga zjarri dhe kalojini vezët me domate në pjatë. Ju bëftë mirë./M.K-dritare.net