Receta e rekomanduar për këtë mëngjes është vezë të fërguara me kërpudha, proshutë dhe djathë. Kjo pjatë është ideale për ta nisur ditën si duhet plot kalori dhe do të preferohet mjaft nga familjarët.
Përbërësit:
150 gr kërpudha
100 gr proshutë të prerë në kubikë
40gr vaj
30 gr krem të lëngshëm
6 vezë
50 gr djathë të integruar
1 majë kripë
disa gjethe majdanoz
Përgatitja:
Vendosim kërpudhat në tigan për skuqje, ku do të shtojmë pas 5 minutash edhe proshutën. Më pas hedhim vezët, djathin dhe shtojmë erëzat.
I lëmë të skuqen për disa minuta dhe më pas i largojmë nga nxehtësia. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net