Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Vezë me patëllxhan për mëngjes!

Vezë me patëllxhan për mëngjes!

Vezët janë një meze ideale për mëngjes, paradrekë, darkë, madje edhe drekë. Këtë mëngjes gatuani vezë me perime, kryesisht me patëllxhan.

Përbërësit:

· 1 patëllxhan

· 50 ml vaj ulliri

· 800 gr. domate të pjekura

· 1 lugë gjelle sheqer

· 6 vezë

· kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan kaurdisim patëllxhanin me gjysmën e vajit të ullirit për 2 minuta duke e trazuar me një shpatull. Shtoni domatet e grira, kripën, ulni zjarrin dhe ziejini salcën për rreth 15 minuta ose derisa të trashet. Shtoni sheqerin, piper të mjaftueshëm, vezët dhe vajin e mbetur të ullirit.

Përziejini vazhdimisht në zjarr të ulët për të thyer vezët dhe ziejini për rreth 5 minuta derisa të jenë të forta, por ende të lëngshme. E servirim kokoselën me pak rigon të freskët. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net