Kjo pjatë është perfekte për t’u shërbyer nëse dëshironi të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm në ditët kur nuk keni shumë kohë.
Përbërësit:
· 3 lugë gjelle vaj ulliri
· 2 presh
· 200 g spinaq
· 250 g bizele të ngrira
· 2 thelpinj hudhre
· 1 lugë çaji fara qimnoni
· 1 tufë majdanoz
· 1 tulë nenexhik
· 8 vezë
· kos natyral
Përgatitja:
Fillimisht përgatisni të gjithë përbërësit. Pastroni mirë preshin dhe priteni në feta. Lani mirë spinqain, majdanozin dhe nenexhikun dhe më pas pritini. Më pas në një tigan hidhni preshin dhe kaurdiseni për disa minuta, ku do të shtoni edhe spinaqin. Më pas shtoni bizelet, hudhrat, qimnonin, majdanozin, nenexhikun dhe disa erëza sipas dëshirë. Lëreni në zjarr për disa minuta dhe më pas krijoni hapësirë për të hedhur vezët. Mbulojeni tiganin me kapak dhe lëreni në zjarr për 10 minuta. Shërbejini me kos dhe bukë të thekur. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net