Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Vezë me ullinj dhe domate qershi!

Vezë me ullinj dhe domate qershi!

Vezët janë një meze ideale për mëngjes, paradrekë, darkë, madje edhe drekë. Këtë mëngjes gatuani vezë me ullinj dhe domate qershi.

Përbërësit

· 30 ml vaj ulliri

· 10 domate qershi

· 8 vezë

· 100 gr. ullinj të zinj

· 1/2 lugë rigon· kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ngrohni vajin e ullirit në një tigan që nuk ngjit mbi nxehtësinë mesatare. Shtojmë domatet dhe kaurdisim për 1 minutë duke e trazuar me shpatull.Në një enë rrahim vezët me pirun dhe i shtojmë në tigan. Përziejini me një shpatull derisa të gatuhet. Shtoni ullinjtë, rigonindhe piperin, përziejini dhe shërbejini me pak rigon dhe borzilok./M.K-dritare.net