Vezë të fërguara me borzilok, spinaq dhe domate për mëngjes!
Dritare.net
Harrojeni bukën e thekur dhe shërbejeni vezët tuaja të fërguara me domate të freskëta dhe spinaq për një mëngjes të shpejtë.
Përbërësit:
· 1 lugë gjelle vaj ulliri,
· 3 domate
· 4 vezë
· 4 lugë kos
· ⅓ pako e vogël borziloku
· 175 gr spinaq
Përgatitja:
Ngrohni 1 lugë vaj në një tigan të madh që nuk ngjit, shtoni domatet dhe ziejini në zjarr mesatar. Ndërsa janë duke u zier, rrahim vezët në një enë me kosin, 2 lugë ujë, piper të zi dhe borzilokun. Transferoni domatet në pjatat e servirjes. Shtoni spinaqin në tigan, duke e përzier disa herë ndërsa gatuani vezët.
Ngrohni pjesën tjetër të vajit në një tigan që nuk ngjit, derdhni përzierjen e vezëve dhe përziejeni herë pas here derisa të fërgohet. Hidhni spinaqin me lugë në pjata dhe sipër i hidhni vezët e fërguara. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net