Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Vezë të fërguara me kërpudha, proshutë dhe djathë për mëngjes!

Vezë të fërguara me kërpudha, proshutë dhe djathë

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes është vezë të fërguara me kërpudha, proshutë dhe djathë. Kjo pjatë është ideale për ta nisur ditën si duhet plot kalori dhe do të preferohet mjaft nga familjarët.

Përbërësit:

150 gr kërpudha

100 gr proshutë të prerë në kubikë

40gr vaj

30 gr krem ​​të lëngshëm

6 vezë

50 gr djathë të integruar

1 majë kripë

disa gjethe majdanoz

Përgatitja:

Vendosim kërpudhat në tigan për skuqje, ku do të shtojmë pas 5 minutash edhe proshutën. Më pas hedhim vezët, djathin dhe shtojmë erëzat.

I lëmë të skuqen për disa minuta dhe më pas i largojmë nga nxehtësia. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net