Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Arrij të fsheh çdo emocion që ndjej, a është kjo e dëmshme? Përgjigjet psikologia!

Arrij të fsheh çdo emocion që ndjej, a është kjo e

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që ju drejtohem jam e shqetësuar pasi shpesh më ndodh që emocionet e vërteta përpiqem t’i fsheh nëpërmjet gjesteve dhe shprehjeve të fytyrës. A është kjo diçka e dëmshme për trurin apo shëndetin? Më thoni diçka të lutem. Suksese e punë të mbarë!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexuesja jonë!

Kur ndjejmë një emocion mund të ndodhë që ne nuk duam ta shfaqim, nuk duam që ata që kemi përballë të kuptojnë se çfarë efekti ka tek ne një situatë e caktuar.

Ndonjëherë kur përpiqemi të fshehim një emocion truri është plotësisht i aftë të menaxhojë në mënyrë të përsosur të gjithë trupin e njeriut dhe marrëdhëniet e tij me botën. E dashur lexuesja jonë shprehjet emocionale të fytyrës kanë një kohëzgjatje shumë të shkurtër.

Këto shfaqen në fytyrën tonë pa dijeninë tonë dhe më pas zhduken shpejt. Lexuesja jonë gjuha jo-verbale bazohet në një sërë sinjalesh që janë të pavullnetshme, pra nuk ndërmjetësohen nga vetëdija.

Truri ynë menaxhon lëvizjet e vullnetshme dhe të pavullnetshme dhe kur ndjeni një emocion , trupi aktivizohet duke zbatuar një sërë reaksionesh fiziologjike.

Komunikimi verbal bazohet natyrshëm në përdorimin e zërit, por kur flasim përdorim edhe një sistem komunikimi joverbal i cili përqendrohet në modifikimin e disa karakteristikave të zërit si toni, ritmi.

Mënyra se si ne shprehemi, në fakt, u transmeton të tjerëve shumë më tepër se çfarë mund të komunikojmë vetëm me përdorimin e fjalëve dhe është në gjendje të ndikojë në reagimet e atyre që na dëgjojnë .E dashur lexuesja jonë në këtë proces një rol të rëndësishëm i takon edhe frymëmarrjes, madje duke ndikuar në shëndetin fizik. Në këndvështrimin tim do të shprehesha se ky nuk është një proces I rrezikshëm për jetën e njeriut ndaj nuk duhet të shqetësoheni tepër.

Truri ynë zbaton strategji, pa dijeninë tonë dhe unë besoj se në realitet truri është një interpretues, një instrument i mrekullueshëm dhe kompleks. Truri është plotësisht i aftë të menaxhojë në mënyrë të përsosur të gjithë trupin e njeriut dhe marrëdhëniet e tij me botën . Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu shërbej në mënyrë që ju të ndiheni më mirë. Ju falënderoj gjithë të mirat!/dritare.net