
Bëj të njëjtat gabime kur lidhem me djemtë! Të lutem më ndihmo!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila!
Unë që ju drejtohem jam një vajzë që vuaj nga gabimet e njëjta. Shpesh prirem të bëj të njëjtat gabime në marrëdhënie të ndryshme me partnerë të ndryshëm. Jam e frikësuar pasi sapo jam lidhur me një djalë i cili më pëlqen e nuk do të doja që të bëja të njëjtat gabime që kam bërë më parë. Çfarë më thoni ju në lidhje me këtë gjë dhe a mundem unë të ndryshoj? Ju falënderoj e suksese!
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!
Përshëndetje lexuesja jonë!
Rëndësia e marrëdhënieve ndërpersonale është e madhe, e dashur lexuesja jonë.
Nuk është e thjeshtë të jesh në gjendje të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme. Në fakt, disa herë marrëdhëniet tona janë problematike ato mund të përfundojnë duke lënë pas mëri, pyetje pa përgjigje dhe pasoja të vështira për t'u menaxhuar.
Lexuesja jonë, ne priremi të veprojmë gjithmonë me të njëjtat sjellje duke u parë nga modelet tona të marrëdhënieve të para. Nëse përvojat e para kanë qenë pozitive do të zhvillojë një ndjenjë të shëndetshme për veten dhe një ndjenjë besimi te të tjerët dhe në marrëdhëniet. Në të kundërt, në marrëdhëniet e para të lidhjes ka përjetim refuzim ose braktisje, do të ketë ndjenjë negative. Prandaj duhet të krijohen kushtet që të krijohen marrëdhënie të bazuara në varësinë emocionale. E dashur kur ju zhvilloni një stil shmangie të pasigurt, marrëdhënia juaj karakterizohet nga distanca emocionale, mungesa e besimit dhe frika e humbjes së autonomisë. Prandaj, duke u nisur nga modelet e brendshme të funksionimit ne priremi t'i rijetojmë në periudha të ndryshme me partnerë të ndryshëm. Nëse kjo situatë do të zgjasë tepër me ju do t’u rekomandoja një konsultë me psikologun, i cili do t’ju ndihmonte të arrinit të shqyrtoni se cilat janë mënyrat e tjera të mundshme specifikisht për ju dhe të ndërmerrni një ndryshim gradual në drejtimin e tyre, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të dobishme. Shpresoj që këndvështrimi im t’ju ndihmojë gjithë të mirat!/dritare.net

















